BALLKAN, 8 Qershor 2022, 11:27

“Ka ndikime politike, por edhe nga ambasadat”- Përfaqësuesi i Bosnjë Hercegovinës: Ja arsyet pse nuk e pranojnë Ballkanin e Hapur

“Ka ndikime politike, por edhe nga ambasadat”-

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija ka treguar arsyet se përse në vendin e tij nuk e pranojnë Ballkanin e Hapur.

Në samitin e Ohrit, , Zoran Tageltija ishte i pranishëm si vëzhgues, por theksoi se ka disa faktorë që sipas tij nuk e pranojnë këtë nismë

Tageltija sqaroi se në Bosnje ka ndikime politike, por edhe diplomatike,  duke sqaruar se ka dyshim kush e ka propozuar këtë nismë dhe kush përfiton nga kjo.

Ndërsa personalisht, ai u shpreh se ekonomia dhe qytetarët e Bosnje Hercegovinës përfitojnë nga nisma Ballkani i Hapur.

“Bosnje Hercegovina nuk ka konsensus për projektin e Ballkanit të Hapur. Nuk ka përgjigje serioze pse, nuk ka asnjë përgjigje negative. Është thjesht heshtje.

Sipas meje, shkaqet janë një pjesë e paragjykimeve nga e kaluara. Kush është propozues dhe kush përfiton.

Ka pasur edhe ndikime politike, që vlerësojnë se ajo do të ishte një mossukses

Në BH ka ndikim nga ana e individëve, ambasadave të ndryshme.

Unë jam këtu sepse e di që i gjithë komuniteti i biznesit e mbështet Ballkanin e Hapur. Për mua është parakusht për zhvillimin shoqëror. Këtu jam, sepse e di se shumica e qytetarëve të Bosnje Hercegovinës e mbështesin këtë projekt”, tha Zoran Tageltija.