TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në axhendë është parashikuar që ministri i Jashtëm të zhvillojë një takim me Presidenten Vjosa Osmani rreth orës 15:00.
Sipas njoftimit të Presidencës kosovare, pas takimit nuk pritet të ketë konferencë për shtyp, deklarime për media.
Kujtojmë se Greqia është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që heziton të njohë Kosovën si shtet të pavarur.