BALLKAN, 18 Dhjetor 2023, 16:47

Vuçiç fitoi zgjedhjet, OSBE: Trysnia ndaj votuesve minoi procesin zgjedhor në Serbi

Vuçiç fitoi zgjedhjet, OSBE: Trysnia ndaj votuesve minoi procesin

Partinë Progresive, por në fund del se ata janë shumica. E meritojmë këtë situatë,” tha një banor i Beogradit që u identifikua vetëm me emrin Dragan. Nëse rezultatet paraprake konfirmohen zyrtarisht, partia e Presidentit Vuçiç do të ketë shumicën absolute në Kuvendin me 250 vende dhe do ta formojë e vetmer qeverinë e re të Serbisë, pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera.

Parregullsitë janë raportuar nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe mediat e pavarura. Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë deklaroi të hënën se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Presidentit, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë minuar procesin zgjedhor në tërësi.” Sipas OSBE-së, këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për garë.” Sipas raporteve, serbë nga Bosnja janë dërguar në mënyrë të organizuar me autobusë për të votuar në Beograd, rreth 40,000 dokumente identifikimi u janë lëshuar njerëzve që nuk jetojnë në kryeqytet, ndërkohë që në një qytet verior të Serbisë një ekip vëzhguesish është sulmuar dhe makina a tyre është goditur me shkopinj bejzbolli. Partia në pushtet është akuzuar se ka paguar votuesit apo ka bërë trysni mbi ta.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i kanë mohuar akuzat. Por sipas analistit politik Zoran Stojilkoviç, zoti Vuçiç ka krijuar një atmosferë të “shantazhit politik” duke paralajmëruar destabilizim politik nëse partia e tij nuk fiton zgjedhjet.

“Presidenti serb Vuçiç luajti rol të madh. Ai thjesht krijoi një atmosferë frike, duke bërë shantazh politik – duke thënë se nëse partia dhe koalicioni i tij nuk fitonte, atëherë ai nuk do të ishte president dhe banorët do të ishin përgjegjës për krizën politike që do të pasonte. Mbi këtë teori kërkoi përkrahje masive dhe e mori, i ndihmuar edhe nga qëndrimi shumë pasiv dhe hipokrit i Perëndimit zyrtar, për të cilët një ‘stabilo-krat’ në pushtet është shumë më i rëndësishëm se vlerat demokratike, dikë që mund ta kontrollojnë, që në teori e kanë në xhep – me një fjalë ‘është njeri i keq, por është i tyre,” tha zoti Stojilkoviç.

Ndër urimet e para për fitoren e zotit Vuçiç erdhën nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përgëzoi zotin Vuçiç dhe tha se Rusia beson se fitorja e tij “do t’i kontribuojë për zhvillimit të mëtejshëm të Republikës.” Opozita serbe ka paralajmëruar se do të parashtrojë ankesë zyrtarë dhe ka thirrur protesta popullore./ VOA