BALLKAN, 17 Dhjetor 2023, 09:29

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët garojnë të ndarë në
Shqipërim Arifi dhe Shaip Kamberi

Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare, në të cilat kanë të drejtë vote edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon–Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e Shqipërim Arifit.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Të drejtë vote në Serbi kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.

Të hapura do të jenë 8.273 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.