TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha sot se bazuar në 50 për qind të kutive të numëruara, koalicioni “Serbia nuk guxon të ndalet” ka siguruar 47.1 përqind të votave dhe më shumë se 125 mandate në parlamentin serb.
Më tej tha se lista “Serbia kundër dhunës” ka 23 përqind të votave.
Ajo theksoi se bazuar në këto rezultate vetëm SNS do të ketë më shumë se 125 ulëse në Kuvendin e Serbisë, nga 131 vende parlamentare në Kuvendin e Serbisë dhe shtoi se numri i saktë duhet të pritet me përfundimin e numërimit të votave.
“Sa i përket Beogradit, ato rezultate sapo kanë filluar të mbërrijnë dhe unë jam i vetëdijshëm se opozita ka një plan për të shpallur fitoren atje, edhe pse votat nuk janë numëruar ende”, tha Brnabiç.