BALLKAN, 17 Dhjetor 2023, 21:32

Finlanda kërkon heqjen e masave për Kosovën: Momenti për dialog me Serbinë

Finlanda kërkon heqjen e masave për Kosovën: Momenti për

Finlanda kërkon heqjen e masave kufizuese që unioni vendosi ndaj Kosovës pas trazirave në 4 komunat në Mitrovicën e Veriut majin e këtij viti. Nissinen thotë se Kosova ka përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian, ndërsa pret që autorët e sulmit në Banjskë të ballafaqohen me drejtësinë.

“Bashkimi Evropian pret që ata autorë që ishin pas sulmit të dalin para drejtësisë. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm për të theksuar qartë konkluzionet e këshillit. Dhe, po ashtu kur është fjala për këtë faktin tjetër, i cili tashmë është vendosur më herët se cilat janë masat e kthyeshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, në konkluzionet e Këshillit thuhej se në bazë të raportit të përfaqësuesit të lartë, Këshilli do të kthehet në çështje. Dhe në të njëjtën kohë, këshilli mirëpriti se ka pasur progres në përmbushjen e atyre kërkesave që ka pasur Bashkimi Evropian për Kosovën. Pra, shpresojmë se së shpejti do të jemi në një situatë më pozitive për këtë.”

Duke u ndalur tek dialogu Kosovë-Serbi, Nissinen thotë se ky është momenti për të normalizuar marrëdhëniet dhe për tu rikthyer ne dialog.

“Mendoj se është momenti për të arritur rezultate për shumë çështje të ndryshme, qoftë për zgjerimin apo dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe shpresoj vetëm se palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne e kemi parë këtë lloj mënyre të menaxhimit të krizave për një kohë të gjatë dhe shpresoj se procesi do të shkojë më shumë për të parë një pamje më të gjerë dhe për të parë të gjitha mundësitë që janë tani në dispozicion dhe mendoj se të gjithë duhet të fokusohen në zbatimin në këtë pike.”

Në emër të qeverisë finlandeze, ambasadori shprehu mbështetjen për Kosovën, sidomos në politikën e jashtme.

“Epo, historikisht, Finlanda ka qenë shumë mbështetëse për çdo politikë të jashtme apo aspirata të tjera që mund të ketë Kosova dhe kjo vazhdon të jetë kështu. Pra, ajo që dua të theksoj është se mbështetja e fuqishme e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme do të vazhdojë dhe kjo përfshin edhe aspiratat evropiane dhe euroatlantike… Ambasada ka një orar të plotë gjithmonë ne po mundohemi ta mbajmë veten shumë të zënë.”

Ambasadori vlerësoi progres raportin për Kosovën, duke theksuar se rruga europiane e vendit është e qartë tashmë për unionin, ndërsa po shihen edhe arritjet e brendshme ekonomike.