TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës. Deklaratat e tij, kryeministri i Kosovës i bëri gjatë një interviste për gjermanen Stern, teksa u pyet mbi mundësinë e një lufte të dytë në Evropë.
“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.
Kryeministri tha se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. “Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: Ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”, theksoi Kurti gjate intervistës për median gjermane.
Gjithashtu ai shtoi: “Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të Prodhimit te Brendshëm Bruto duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiç policinë dhe ushtrinë e tij”, tha Kurti.