BALLKAN, 6 Prill 2022, 13:23

Vrau bashkëshorten 20-vjeçare, piloti grek pret vendimin edhe për një krim tjetër

Vrau bashkëshorten 20-vjeçare, piloti grek pret vendimin edhe

Historia e një piloti grek që vrau në gjumë bashkëshorten e tij britanike 20-vjeçare, Caroline Crouch, tronditi opinionin publik disa muaj më parë.

Autori i dyshuar, Babis Anagnostopoulos do të dalë në gjykatën e Athinës të premten.

Ai akuzohet për vrasjen e Caroline, por edhe për vrasjen e qenushit të tyre të quajtur Roxy, pikërisht natën e krimit makabër që u zbulua vetëm pak ditë më vonë se autori do të ishte pikërisht piloti 33 vjeçar.

Fillimisht ai kishte lajmëruar policinë se në shtëpinë e tyre kishin hyrë hajdutët që kishin vrarë gruan e tij dhe qenushin. Por historia ishte krejt ndryshe.

Siç shkruan “Daily Mail“, gjyqi i së premtes do të jetë hera e parë që sistemi ligjor grek do të japë vendim për një çështje të vrasjes së kafshëve.

Vrau bashkëshorten 20-vjeçare, piloti grek pret vendimin edhe

Evangelia Tsanopoulou, avokatja e qenushit Roxy tha për MailOnline se ajo do të argumentonte pretendimet e saj që Anagnostopoulos t’i jepej një dënim maksimal prej dhjetë vjetësh për vrasjen e qenushit, përveç çdo dënimi që ai mund të marrë për vrasjen e gruas së tij.

Prokurorët pretendojnë se vrasjet ishin të paramenduara dhe kanë kërkuar që Anagnostopoulos të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Caroline.

Ndërsa ai e ka pranuar vrasjen, ka deklaruar se ishte një ‘krim pasioni’ pasi 20-vjeçarja britanike i kishte kërkuar divorcin.

Ai ka këmbëngulur se e vrau Roxy-n pas ‘panikut’ ndërsa përpiqej të sajonte një histori se si vdiq gruaja e tij.

Trupi i Caroline u zbulua pranë foshnjës së saj atëherë 11-muajshe, Lydia, ndërsa Roxy i varur ishte gjëja e parë që tmerroi oficerët e policisë kur ata hynë në shtëpi pasi Anagnostopoulos i lajmëroi ata, duke pretenduar se hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tyre.