BALLKAN, 4 Prill 2022, 11:15

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi pritet të jetë sërish zëri i shqiptarëve në kuvendin serb

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi pritet të jetë sërish zëri

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e një ditë më parë ka arritur që të marrë 0.3 për qind të votave, në atë që ia siguron një mandat në Parlamentin e Serbisë.

Në zgjedhjet presidenciale serbe ka marrë pjesë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare, që mori 0.1 për qind të votave.

Sipas projeksioneve, Shaip Kamberi, prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës pritet që të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ai gjatë votimeve të së dielës kishte shprehur synimin që shqiptarët të sigurojnë të paktën tri mandate në Parlamentin e Serbisë.