TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Greqia ka dëbuar 12 diplomatë rusë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.
Sipas ministrit të Jashtëm, diplomatët rusë në Greqi do të cilësohen si persona “non grata”.
Gjithsej më shumë se 200 diplomatë rusë janë dëbuar në Evropë në tre ditët e fundit, pas tërbimit në të gjithë kontinentin dhe në mbarë botën lidhur me raportet për zbulimin e varrezave masive dhe vrasjen e civilëve në qytetin ukrainas të Bucha pas tërheqjes së ushtrisë ruse.
Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke:
Autoritetet greke kanë shpallur persona non gratae 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi.
Të lartpërmendurit u shpallën të padëshirueshme në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës për Çështjet Diplomatike të vitit 1961 dhe Konventës së Vjenës për Çështjet Konsullore të vitit 1963.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm kishte njoftuar më herët ambasadorin rus për këtë vendim.