TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti, ka thënë se këtë të diele të tre prillit nuk është raportuar në pjesën veriore të Kosovës asnjë incident.
“Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident. Kemi patrulla mjaftueshëm në kuadër të planit, por me rëndësi s’ka asnjë raportim për ndonjë incident”, tha Hoti.
Ndërkaq gjatë paradites, Policia ka njoftuar se janë krijuar pritje të gjata në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë, por situata është e qetë dhe stabile.
“Ndërsa referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave.
Qytetarët serbë përmes transportit të organizuar janë nisur në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Rashkë për votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Po ashtu serbët nga Kosova do të votojnë në Tutin, Kurshumli dhe Vranjë.
Në zgjedhjet në Serbi për president garojnë tetë kandidatë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 19 lista.