BALLKAN, 6 Gusht 2023, 21:11

Vatrat e zjarrit marrin përmasa të mëdha në Qipro, flakët dalin jashtë kontrollit!

Vatrat e zjarrit marrin përmasa të mëdha në Qipro,

Vatrat e zjarrit në Qipro, kanë dalë jashtë kontrollit ndërsa autoritet kanë kërkuar ndihmën e mekanizmit europian për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Të paktën 11 makina zjarrfikës, 10 automjete të drejtorisë së pyjeve janë vënë në angazhim për shuarjen e zjarrin, por situata vijon të mbetet e vështirë ndërsa dhjetëra fshatrat janë evakuuar.

Mediat greke bëjnë me dije se autoritet janë në pritje të ndihmës nga Izraeli, Libani, Egjipti.