BALLKAN, 10 Janar 2022, 10:04

VIDEO+FOTO/ Tërmeti në Greqi, momenti kur toka nis të dridhet, banorët e kaluan natën në rrugë

VIDEO+FOTO/ Tërmeti në Greqi, momenti kur toka nis të dridhet,

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 kilometra. Banorët janë frikësuar nga lëkundjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra.

Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në foto shihen makina të dëmtuara dhe mure të rrënuara.