BALLKAN, 10 Janar 2022, 09:36

VIDEO/ Shihni momentin kur lëkundja e tërmetit ‘shkund’ Manastirin në Maqedoninë e Veriut

VIDEO/ Shihni momentin kur lëkundja e tërmetit ‘shkund’

Mbrëmë në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka pasur tërmet të fuqishëm, i cili është ndjerë në gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm prej 5,6 shkallë të Rihterit dhe i ka shqetësuar të gjithë mbrëmjen e së dielës (9 janar).

Në Manastir është ndjerë më shumë dhe qytetarët kanë ndarë incizime nga kamerat e sigurisë, të cilat i kanë shpërndarë në rrjete sociale për të treguar fuqinë e dridhjes.

Sipas autoriteteve, nuk ka të lënduar por vetëm qytetarë të frikësuar që kanë kaluar natën para banesave dhe shtëpive të tyre. Ka dëme materiale nëpër shtëpi dhe nëpër ndërtesa të larta.