TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.
Ndërkohë më 7 korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.
Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.
Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!Familja Veseli.