BALLKAN, 9 Janar 2022, 17:26

Vijojnë infektimet masive me Covid në Greqi, 66 viktima në 24 orët e fundit

Vijojnë infektimet masive me Covid në Greqi, 66 viktima në 24

Greqia vijon të ketë shifra të larta infektimesh. Raportohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 592 infektime.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve janë shënuar 66 viktima, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 21 394 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave greke në intubim aktualisht janë 642 pacientë, ku 545 prej tyre janë të pavaksinuar.