BALLKAN, 7 Janar 2022, 17:15

Bilanci i COVID-19 në Greqi/ 78 viktima dhe mbi 29 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID-19 në Greqi/ 78 viktima dhe mbi 29 mijë raste të

Shifrat e COVID-19 vijojnë të jenë në rritje. Greqia ka regjistruar 29, 334 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm ka arritur në 1, 451, 354 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 78 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 21, 263 viktima, prej të cilave 95.1% kishin sëmundje themelore dhe i përkisnin moshës mbi 70-vjeç.

Ndërkaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 632 persona.