BALLKAN, 2 Mars 2023, 16:16

VIDEO: Rindërtohet skema e përplasjes tragjike të dy trenave 'kokë më kokë' në Greqi

VIDEO: Rindërtohet skema e përplasjes tragjike të dy trenave

Në Greqi grupi hetimor ka rindërtuar skemën e përplasjes së dy trenave që shkaktoi më pas tragjedinë me 57 të vdekur.

Të dy trenët kanë qenë në të njëjtën korsi hekurudhore. Menjëherë sapo u përplasën, lokomotiva e trenit me pasagjerë shpërtheu në flakë duke shkaktuar edhe djegien e personave që ndodheshin në vagonët e parë, të cilve duhet t’u bëhet test AND-je për t’u identifikuar.

Si ndodhi ngjarja

Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh.

Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.