BALLKAN, 1 Mars 2023, 12:11

Mitsotakis në Larisa: Do të zbulojmë shkaqet e përplasjes së trenave

Mitsotakis në Larisa: Do të zbulojmë shkaqet e përplasjes

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Larissa, aty ku ndodhi përplasja tragjike mes dy trenave.

Të paktën 38 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, sipas Shërbimit grek të Zjarrfikësve, ndërkohë që ka nisur puna për indentifikimin e viktimave.

Gjatë vizitës në Larisa, Kryeministri  shprehu ngushëllimet, duke theksuar se do të zbulohen shkaqet e kësaj tragjedie të madhe që preku Greqinë dhe u zotua të sigurojë që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Rikujtojmë se qeveria greke ka shpallur tre ditë zie kombëtare, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike.