BALLKAN, 1 Mars 2023, 10:21

Kamberi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA dhe pjesë e dialogut

Kamberi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar një vizitë në Uashington, ku pati takime me disa senatorë amerikane.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Kamberi bëri të ditur se në takim u diskutua për çështjet dhe problematikat e shumta me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kamberi kërkoi nga senatorët, që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jetë në agjendën e jashtme të SHBA , por njëkohësisht edhe pjesë e dialougt mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam për çështjet dhe problematikat e shumta me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Me kërkesën për ndërtimin e një raporti simetrie të respektimit të të drejtave të komuniteteve në Ballkanin Perëndimor.

Theksuam problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë, veçanërisht mungesën e pjesëmarrjes adekuate në institucionet shtetërore, çështjen e pasivizimit, mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik i rajonit dhe temat që kanë të bëjnë me të drejtat tona kolektive.

Duke kërkuar nga zyrat e senatorëve të nderuar, që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jetë në agjendën e jashtme të SHBA , por njëkohësisht të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai ndër të tjera.