TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greqia ka ulur flamurin zyrtar në gjysmë shtizë pas aksidentit hekurudhor që ndodhi mbrëmjen e kaluar.
Të gjitha institucionet në Greqi, në shenjë zie dhe respekti për viktimat e kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë, duke përmendur këtu Akropolin, Parlamentin dhe Pallatin Maximos.
Nga aksidenti hekurudhor që ndodhi jashtë qytetit të Larisës në Greqi të martën mbrëma një numër i lartë personash kanë mbetur viktima, ku sipas mediave greke janë regjistruar deri tani 40 viktima dhe 80 të plagosur. Aksidenti tragjik u shkaktua kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash jashtë Larisës dhe më pas doli nga shinat.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00, në Evangelismos, pranë Tempit. Treni kryente linjën Selanik-Larisa dhe ishte nisur në orën 19:22.