BALLKAN, 28 Shkurt 2023, 21:10

"S’ka reciprocitet siç na premtoi Kurti"/ Kryetari i Luginës së Preshevës kritikon planin franko-gjerman

"S’ka reciprocitet siç na premtoi Kurti"/ Kryetari i
Shqiprim Arifi dhe Albin Kurti

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pasur kritika për planin franko-gjerman të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak se aty nuk përmendet askund Lugina e Preshevës dhe parimi i reciprocitetit.

Arifi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e përshëndesin marrëveshjen, por që ka ankesa për shkak se nuk ndalet diskriminimi i shqiptarëve dhe këtë rajon dhe pasivizimi i adresave.

“Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel. Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave”, shkroi ai.

“Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë!”, shtoi Arifi.