BALLKAN, 8 Dhjetor 2021, 11:29

VIDEO/ Parlamenti i Turqisë, kthehet në ‘ring boksi’, deputetët përleshen me njëri tjetrin

VIDEO/ Parlamenti i Turqisë, kthehet në ‘ring boksi’,

Një sherr me grushta ka plasur mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlamentin e Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.

Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as badigardët nuk mundën të ndanin deputetët.

Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqëndrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi.