TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 7009 raste të reja me koronavirus, ku 2156 të prekur janë zbuluar në zonën e Atikës, 1048 janë regjistruar në Selanik dhe 484 në Thesali.
Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 978, 402 persona, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se 99 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 18, 815 viktima, të grupmoshës mbi 70-vjeç.
Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 697, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.