TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të dialogut me Serbinë, është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheyli me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA.
Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.
“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin.
Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, shkruan Kurti.