BALLKAN, 27 Nëntor 2023, 13:14

VIDEO/ Momenti kur anija e ngarkuar me kripë nis të fundoset në brigjet greke

VIDEO/ Momenti kur anija e ngarkuar me kripë nis të fundoset në

Një video tronditëse nga momenti kur anija Raptor fundoset në brigjet e Lesvos është publikuar nga një faqe turke.

Siç shihet në video, anija shihet duke “luftuar” për të qëndruar në det, ndërsa ngadalë valët e “gëlltisin”.

‘Raptor’ ishte nisur nga porti egjiptian i Al Dekheila me destinacion Stambollin.

Anija e mallrave që në ngarkesë kishte kripë, ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe ishte e gjatë 106 metra.

Pas përmirësimit të kushteve të motit, kanë vazhduar kërkimet për ekuipazhin e zhdukur. Deri më tani është gjetur kapiteni, një 30-vjeçar egjiptian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Denizcilik Bilgileri (@denizcilikbilgileri)

Roja Bregdetare me ndihmën e mjeteve lundruese në zonën detare në jugperëndim të  Lesvos  po vijojnë kërkimet për 13 anëtarët e tjerë të anijes së mallrave.

Gjithsej 14 anëtarë të ekuipazhit (një indian, njëmbëdhjetë egjiptianë dhe dy sirianë) ndodheshin në bordin e Raptor, i cili u mbyt në rrethana të paqarta, ndërsa anija po transportonte kripë nga Egjipti për në Stamboll.