TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim ka është dëgjuar pas mesnate në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani, që deklaroi se dyshohet të ketë shpërthyer një garantë dore.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”, ka thënë ai.
Elshani ka shtuar se njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes.
“Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ai.
Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt. Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug. Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmuan se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.