BALLKAN, 26 Nëntor 2023, 13:33

Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën sapo zbret nga avioni

Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën sapo zbret nga avioni

Rita Ora ka mbërritur në Kosovë. Ajo është pritur në aeroportin Adem Jashari nga Kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.

Sapo zbriti nga avioni, Rita Ora prek tokën dhe thotë “o Zot, faleminderit”.

Kohët e fundit Rita Ora është sulmuar ashpër pse mbajti një flamur serb gjatë një koncerti për të cilin tha se nuk e dinte se çfarë ishte dhe se qëndroi afër tenistit serb, Novak Djkovic, gjatë një ndjeshjeje të Finales së Kupës së Botës në Ragbi, Paris 2023, për të cilin i ati, Besniku, tha se nuk ishte e vërtetë, sepse ajo ishte një rresht më poshtë me bashkëshortin Taika Waititi.