TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aplikacioni “Sky” ka nxjerrë zbuluar skandalin që ka ndodhur brenda komisariatit të policisë. Në ambientet e policisë në Kotorr, më 30 korrik 2020, dy inspektorë policorë kanë organizuar orgji me dy gra dhe kanë njoftuar policin Ljub Miloviç, i cili akuzohet se është në krye të klanit “Kavak”, për ‘aksionin e nxehtë’ nëpërmjet një telefoni të koduar.
Portali malazez “ BORBA ” ka publikuar disa foto, të cilat janë pjesë e dosjes që Europol ka dorëzuar pranë autoriteteve kompetente për mesazhet e përgjuara.
Njëra nga dy femrat nga këto foto ishte në qendër të aferës një vit më parë kur i dënuari me inicialet Gj.P. i cili është duke vuajtur dënimin në Spitalin Special të Psikiatrisë në Kotorr, ka publikuar një fotografi të tij në dhomën e spitalit me një femër pjesërisht të zhveshur, e cila është e veshur me uniformën e një punonjëseje shëndetësore.
Në fotot e lartpërmendura shihet qartë se ka veprime të pahijshme në komisariat dhe e gjithë kjo shoqërohet me mesazhe që njëri nga inspektorët ia dërgon Ljubo Milloviçit.