BALLKAN, 26 Nëntor 2023, 21:20

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së. Si u bë viktimë e rastësishme e përplasjeve mes dy bandave kriminale

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së. Si u bë

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut është qëlluar për vdekje në Francë, si pasojë e përplasjes me armë zjarri mes dy bandave kriminale.

Sipas medias franceze “Le Figaro”, Sadiku i cili ishte viktimë e rastësishme, pasi ishte në gjumë ndërsa është qëlluar. Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe vajza e viktimës.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babanë ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, thotë 23-vjeçarja për gazetën franceze.

55-vjeçari bashkë me familjen e tij kishte 14 vjet që jetonte në Francë. Media franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe postimi në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.