TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tenisti Novak Djokovic, dhe ekipi i Serbisë sot kanë bërë një skandal gjatë prezantimit para ndeshjes me Britaninë e Madhe në kuadër të “Davis Cup”.
Propaganda e Serbisë ka vazhduar të shpërfaqet edhe në sport, ku tenistët u futën në fushë nën interpretimin e një kënge serbe për Kosovën.
“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”.
???? Serbia's tennis team, led by Djokovic, was introduced at the Davis Cup with a Serbian song that calls for the annexation of Kosovo.
— kos_data (@kos_data) November 23, 2023
This song is popular among Serbian ultranationalistshttps://t.co/cgcWKLcSaj
Për këto ka pasur reagime të shumta në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në platformën “X”, e ka quajtur të neveritshme këngën, ndërsa ka parashtruar pyetje se pse “Davis Cup” lejon këngë të tilla.
“Pse Davis Cup lejon një këngë të tillë në një garë tenisi, a e dini tekstin? E neveritshme”, thotë Selimi.
Për këngën nacionaliste të paraqitur nga sportistët serbë ka reaguar edhe deputeti gjerman, Reinhard Butikofer.
Deputeti gjerman ka ironizuar me propagandën serbe, ndërsa thotë se sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore.
“Jo nuk duhet ta marrim seriozisht propagandën ultranacionaliste serbe. Po, sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore. Apo mos është e gjitha kjo ndoshta e gabuar”,ka shkruar Butikofer.
Një reagim të ashpër lidhur me këngën e prezantuar të enjten, ka bërë edhe analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq.
Ai thotë se është e pabesueshme që askush në “Davis Cup”, nuk ka bërë kontrollimin e teksteve të këngës hyrëse të tenistit serb.
“Një simpatizant i njohur i së djathtës ekstreme – pasi është një nga himnet më famëkeqe bashkëkohore serbonacionaliste, duke promovuar në mënyrë eksplicite aneksimin e Kosovës dhe Malit të Zi”, pohon Mujanoviq në platformën “X”.
Më tej, Mujanoviq, ka shtuar: Turp të kesh ‘Davis Cup”, që shfaq këngë nacionaliste, që bëjnë thirrje për aneksimin serb të Malit të Zi dhe të Kosovës.
Ndërsa, analisti politik nga Mali i Zi, Ljubomir Filipoviq po ashtu ka thënë “Davis Cup” duhet të ketë turp që ka lejuar shfaqjen e këngës nacionaliste.
“Kosova dhe Mali i Zi! E egër, Djokovic vazhdon të promovojë agjendën e tij nacionaliste ruso-serbe”, vijon reagimi i analistit nga Mali i Zi.
Tenisti serb në vazhdimësi përdor sportin për të dhënë mesazhe politike që kanë të bëjnë më Kosovën.
Para disa muajsh, Djokovic në finalen e French Open ka shkruar në njërën nga kamerat: “Kosova është zemra e Serbisë – Ndaleni dhunën”.
Gjithashtu, ai është parë duke bërë edhe homazhe për terroristët serbë të cilët kishin sulmuar Policinë e Kosovës më 24 shtator, ku ishte vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Djokovic kishte postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram nga tempulli i Shën Savës në Beograd, ku janë ndezur qirinj për serbët e vrarë në Kosovë.
Për veprimet e tij, pasur në vazhdimësi reagime.
Цркнете! Весели се српски роде! pic.twitter.com/dy2NSX1zUF
— Косово је ❤️ Србије! ????????❤️???????? (@Biljana16559170) November 24, 2023