TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në një takim, një delegacion të Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
Pjesë e diskutimeve ishte dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës, teksa Kurti u shpreh se kjo ka ardhur për shkak të provokimeve të Serbisë dhe strukturave ilegale të orkestruara prej saj.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se delegacioni i KASH shprehu mbështetjen e tij për qeverinë e Kosovës dhe ofroi ndihmë në përballimin e sfidave aktuale të saj për normalizimin e situatës në veriun e Kosovës.
KASH vlerëson se Kosova është në të drejtën e saj legjitime për të vendosur shtetin ligjor në mbarë territorin e saj, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje që e gjithë klasa politike në Kosovë të jetë e unifikuar në mbrojtje të interesave themelore të vendit, përkundër provokimeve të vazhdueshme që vijnë nga Serbia, si dhe në vijueshmërinë e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Me Kryeministrin Kurti u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të qëndrimeve dhe iniciativave në mbështetje të proceve eurointegruese të Republikës së Kosovës.
Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për Aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.