BALLKAN, 14 Dhjetor 2022, 12:21

Kosova aplikon për t’u anëtarësuan në Bashkimin Europian, reagon Vuçiç

Kosova aplikon për t’u anëtarësuan në Bashkimin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi tre liderët shtetërore të Kosovës nënshkruan dokumentin e aplikimit për tu anëtarësuar në BE.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa përmend disa marrëveshje e rezoluta, ai i drejtohet BE duke i thënë “na thoni se cilin nga këto dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, tashmë e dini se i kam kërkuar partnerëve tanë perëndimorë të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo të Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë, shumë i rëndësishëm i BE-së, i vitit 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. 

Dhe pikërisht në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE nga Kosova, pyetja ime është: A do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë, qoftë edhe ato historike nga Selaniku, sepse pika 5 e dokumentit të Selanikut thotë se e mbështet plotësisht zbatimin e rezolutës 1244, prandaj pyetja ime nga sot është: Cili nga Këto gjashtë dokumente dëshironi t’i respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha ai.