TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë takimit që zhvilluan sot sëbashku, që të punohet drejt implementimin të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Escobar tha se SHBA-të janë në pritje të këtij veprimi dhe ka shtuar se pret angazhim konkret në një të ardhme të afërt mbi këtë çështje.
Sipas mediave të Kosovës, Escobar ka thënë se Kurtit i ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij që të lëvizë drejt propozimit franko-gjerman.
Ai ka shtuar se Kurtit i ka kërkuar që secila palë të ruajë qetësinë në kohë tensionesh dhe të punojnë për të garantuar paqen.
“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt. Diskutuam për nevojën që çdonjëri të jetë i qetë, për nevojën që të vazhdohet dialogu, për nevojën që të fokusohemi te dialogu i lehtësuar nga BE”, ka deklaruar mes të tjerash Escobar për mediat pas takimit me Kurtin.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar fuqishëm asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.