TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi i Komisionit për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka folur për kërcimet e Turqisë dhe përdorimin e raketave Typhoon kundër Greqisë.
“BE ka theksuar në mënyrë të përsëritur se komentet armiqësore kundër Greqisë ngrenë shqetësime serioze dhe janë në kontrast të plotë me përpjekjet shumë të nevojshme për de-përshkallëzimin në Mesdheun Lindor,” ka thënë Peter Stano.
Më tej ai shtoi se kjo retorikë kërcënuese duhet të ndryshojë dhe se duhet të zëvendësohet me dialog.
“Retorika kërcënuese duhet të zëvendësohet me dialog dhe komunikime të ndershme sepse këto janë çelësi për nxitjen e mirëkuptimeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes Greqisë dhe Turqisë”, është shprehur ndër të tjera Stano.