TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Malit të Zi u karakterizua nga tensione dhe përplasje ditën e djeshme, teksa ish kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u konfrontua fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç.
Menjëherë pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruan Vijesti.
Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin, pas së cilës ka ardhur reagimi i Abazoviçit.
Zirojeviç i kërkoi Abazoviçit të largohej nga salla e kuvendit, duke sugjeruar një konflikt të mundshëm fizik.
Përshkallëzimi është parandaluar nga disa deputetë tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.