TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke filluar nga dita e sotme, të pavaksinuarit nuk mund të futen në territorin e Kosovës.
Qeveria vendosi të ashpërsojë masat anti-Covid, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me koronavirus në vend.
Në raportin e fundit të autoriteteve rezultoi se janë 509 persona të infektuar. Nga 3 janari, cilido që kërkon të futet në territorin e Kosovës duhet të ketë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-Covid.
Për personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do t’iu mundësohet që të vaksinohen aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.
“Shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk kanë dëshmitë e vaksinimit dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, për ata që hyjnë në rrugë tokësore”, njoftoi Qeveria.