BALLKAN, 1 Janar 2022, 23:53

Vrau dy djemtë e tij dhe më pas veten, trupi i 44-vjeçarit mbërrin nesër në Kosovë

Vrau dy djemtë e tij dhe më pas veten, trupi i 44-vjeçarit

44-vjeçari kosovar, Flamur Rexha,  që dyshohet se vrau dy djemtë e tij të mitur 11 dhe 13 -vjeç, plagosi gruan dhe më pas vrau veten do të varroset nesër në Gjermani.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e 44-vjeçarit përmes Facebookut dhe kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Kujtojmë se gruaja e tij, Avdije Rexha, është zgjuar nga koma artificiale. Ajo i ishte e vetmja që i mbijetoi tragjedisë në Gjermani.