BALLKAN, 2 Janar 2022, 19:24

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një fëmijë 14-vjeçar, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Suharekë, si pasojë një fëmijë 14-vjeçar ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Është një aksident trafiku me fatalitet, një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, pohoi Osmanollaj.