BALLKAN, 2 Janar 2022, 17:13

Covid-19 në Greqi/ 61 viktima dhe mbi 17 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Greqi/ 61 viktima dhe mbi 17 mijë raste të reja

Ashtu si në shumë vende të Europës, edhe Greqia ka shënuar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 17633 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1,258,495.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 61, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 20.910 vdekje.