TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së shtunës në Greqi, ndërsa kthehej për në shtëpinë e tij. Mediat në vend raportojnë se vrasja ndodhi përpara syve të vajzës së tij të mitur dhe të bashkëshortes.
Autori ka qëlluar mbi viktimën, për të cilin raportohet se ishte me origjinë gjeorgjiane, të paktën 4-5 herë.
Autoritetet tashmë janë vënë në kërkim të autorit, i cili lëvizte në këmbë dhe ishte veshur me të zeza. Nga informacionet e para dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh. Atentati ndodhi në Moschato dhe ka shokuar banorët e zonës.