TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin ndodhet në Jerusalem raporton Nova.rs. Sipas medias serbe, Vulin është duke qëndruar për pelegrinazh në Jerusalem. “Ata i ndaluan të gjithë pelegrinët që ai të hynte përmes linjës”. Ka qenë rreth 20 minuta aty dhe është larguar”, shpjegon bashkëbiseduesi për median serbe.
Vizita e Vulinit në Jerusalem ka ndodhur tri ditë pasi një grup i organizuar terrorist serb vrau një polic të Kosovës. Bëhet fjalë për rreshterin Afrim Bunjaku. Ndërkohë gjatë të shtënave me armë nga Policia e Kosovës, u vranë edhe tre terroristë të këtij grupi. E ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi sot fotografinë e njërit prej terroristëve të vrarë e që tha se është roje e Vulinit.
Bëhet fjalë për Bojan Mijailoviç. “Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiç. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka thënë Sveçla.


