TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme është mbledhur Qeveria e Kosovës. Në nisje të fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti, tha se me sulmin ndaj Policisë së Kosovës u cënua siguria kombëtare.
Kurti u shpreh se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ishte në këtë sulm terrorist dhe sipas tij, është e rëndësishme që serbët në Kosovë të kenë pluralizëm politik.
Sipas Kurtit, Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë
“Kufiri me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, veçanërisht në pjesën veriore, të rrezikshëm dhe të vështirë e bëjnë sjellja e Beogradit zyrtar.
Njëkohësisht, pas dokumentimit të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është vërtetuar edhe një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë.
Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”.