TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se sulmi i kriminelëve serbë në Veri, ishte i orkestruar nga Beogradi.
Komentet Hoxhaj i bëri në emisionin “Open” në News 24, ku tha se sulmi i ngjante aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Sipas tij, në këtë sulm do të merrnin pjesë rreth 200 ushtarë, si pjesë e fazës së parë dhe shtoi se edhe qëndrimi i Vuçiçit e vërtetoi se pas këtyre ngjarjeve fshihet Beogradi.
“Është fitorja e mirëfilltë e policisë dhe shtetit të Kosovës, në një situatë që askush nuk mund ta parashikonte që e diela mund të dukej ashtu. Përpos dhimbjes ne krenohemi që kemi ditur të mbrojmë shtetin në atë situatë, pas një agresioni të mirëfilltë të shtetit serb ndaj Kosovës. Është akt terrorist mbi Kosovën. Axhenda ka qenë që në fillim politike, logjistika dhe mbështetja ka qenë nga shteti serb.
Të krijojnë realitete të reja politike, të merrnin kontroll mbi territor, mendohet se kanë qenë 200 vetë që do duhej të ishin pjesë e fazës së parë. Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, i barabartë me ngjarjet e Kroacisë dhe Bosnjes. Kjo është vetëm faza e parë, duhet ta shohim këtë ngjarje si pikë kthesë. Nuk mund të flasim tani me gjuhën e njëjtë që kemi fol deri para një jave.
I takon Kurtit që pas kësaj ngjarjeje, përtej fjalimeve politike, të ketë strategji në këtë situatë të re. Mund të ketë dhe skenarë në vazhdim. Sasia e armatimit, përgatitja logjistike, financimi, qëndrimi që ka mbajtur Vuçiç, tregon se pas kësaj ngjarjeje qëndron shteti serb. Gjëra të tilla të mëdha nuk ndodhin pa e ditur ai që është i pari në vend.
Rusia mund të ketë të përdorë Kosovën si zonë nevralgjike që mund ta shkundë paqen në Ballkan, por qëllimi është politik i shtetit serb”, tha Hoxhaj.