BALLKAN, 26 Shtator 2023, 19:39

Sulmi ndaj Policisë në Veri, Kurti i vendosur: Do të mbrojmë demokracinë në Kosovë!

Sulmi ndaj Policisë në Veri, Kurti i vendosur: Do të mbrojmë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për tensionet dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Veri të Kosovës, ku një grup i armatosur sulmoi policinë.

Përmes një mesazhi në X, Kurti theksoi se edhe dy vite më parë në kufirin e Kosovës, Serbia dërgoi avionë luftarakë për t’i frikësuar. Mes të tjerash ai shtoi se mbetemi të vendosur në angazhimin për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.

"Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës.", shkruan Kurti.