BALLKAN, 16 Qershor 2026, 17:48

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një avokati në Prizren

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një

Një shpërthim ka tronditur pas mesnatës një lagje të qytetit të Prizrenit, ku objektivi i sulmit ka qenë shtëpia e një avokati.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e banesës së Avokatit Betim Kadollit, duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili bëri të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës për sulmin.