BALLKAN, 12 Qershor 2026, 21:46

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000

Autoritetet portuale u dhanë alarm, pas një njoftimi për vendosjen e një pajisjeje shpërthyese në anijen pasagjerësh-mallrash "Blue Star 2", e cila po operonte një itinerar të planifikuar nga Pireu në Syros, Patmos, Leros, Kalymnos, Kos dhe Rodos.

Sipas mediave të huaja, Roja Bregdetare ka raportuar se, anija devijoi nga kursi i saj dhe po shkon drejt portit të Lavrio-s, me qëllim kryerjen e kontrolleve të hollësishme nga piroteknikët e LS-EL.AKT. dhe një qen i trajnuar posaçërisht për zbulimin e eksplozivëve.

Sipas informacionit, në bordin e anijes ndodhen 952 pasagjerë dhe 98 anëtarë të ekuipazhit. Në të njëjtën kohë, ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe EKAB po lëvizin drejt portit të Lavrio-s, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të hetuar ankesën. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me origjinën e kërcënimit, ndërsa autoritetet kompetente po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.