BALLKAN, 10 Dhjetor 2021, 16:59

Rekord viktimash në Greqi/ Humbin jetën 103 persona nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Rekord viktimash në Greqi/ Humbin jetën 103 persona nga Covid-19

Greqia vazhdon të shënojë numra rekord të viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë kanë humbur jetën 103 qytetarë. Po ashtu janë regjistruar edhe 5087 raste të reja. 

Më shumë se 19,000 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.