TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëherësh ndihmës administratore e UNDP-së, Mirjana Spoljaric-Egger.
Osmani e falënderoi për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999.
Presidentja Osmani, u shpreh se UNDP-ja ka kontribuar në rritjen e perspektivës së zhvillimit në vend.
Gjithashtu ka shprehur domosdoshmërinë e përfshirjes së grave në tregun e punës për të realizuar potencialin e plotë për zhvillimin ekonomik të një vendi. Ndër të tjera Osmani tha se beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për një zhvillim sa më të qëndrueshëm.