TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i ri i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij si drejtor i Shëndetësisë.
“Klan Kosova” raporton se Arben Vitia nuk i është përgjigjur ende ftesës së Përparim Ramës. Një fakt i tillë u pranua nga vet kryetari i ri i komunës në emisionin “Hallakamë n’4”.
Dje gjatë një emisioni televiziv, i pari i Prishtinës tha se oferta që i kishte bërë vitisë gjatë fushatës elektorale ishte e sinqertë.
Madje, ai tha se ka kërkuar takim me Vitinë, pikërisht për këtë çështje. Kujtojmë që Arben Vitia e pranoi që në momentet e para humbjen përballë Përparim Ramës duke e uruar këtë të fundit për fitoren.